Futbollistit shqiptar nuk i flet e fejuara

Sport

elis-bakaj5.png.jpg

Futbollistit shqiptar nuk i flet e fejuara rumune pas fitores së kuqezinjve
Pëlqej
Futbollisti, Elis Bakaj ka rrëfyer situatën në të cilën është përballur me familjen e të dashurës e tij pas ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Shqipërisë

E fejuara e Elis Bakajt, rumunja Andrea nuk ka qenë përkrah tij në ndeshjen Shqipëri – Rumani, por në distancë Elisi e ka fituar derbin, ndërsa Andrea i ka mbajtur qëndrim duke mos i folur.

Bakaj ka rrëfyer emocionet e tij për fitoren historike, e gjithashtu ka treguar dhe përjetimin në çift dhe jep disa mesazhe për Shqipërinë, Tiranën dhe rrëfen po ashtu si po përjetohet Evropiani në Kroaci.

Aventura tek skuadra e re e RNK Splitit ka nisur mjaft mirë. Bakaj nuk ka kohë për plazh por i duhet të përqendrohet për eksperiencën e re në një kampionat më të fortë se ai shqiptar, shkruan Express.

“Fatkeqësisht e pashë vetëm pasi jam në Split për stërvitjen me skuadrën. Do doja shumë të isha i pranishëm në Francë por më duhej ti bashkohesha ekipit në stërvitje. Normalisht që ishte pak e mërzitur për shkak të humbjes së Rumanisë. Por gjithçka kalon, fundja ky është futbolli”.

“Kur unë kam qenë pjesë e Kombëtares ajo ka bërë tifo për mua kështu që nuk na kishte rastisur që të vendoseshim përballë. Edhe në ndeshje të tjera ne përgjithësisht jemi tifozë të të njëjtave skuadra. Ishte e mërzitur dhe vendosi të mos më fliste për pak kohë. Është e kuptueshme pasi në të njëjtën gjendje do të isha dhe unë nëse do të humbte Shqipëria”, ka theksuar Bakaj.