GIROUD E DI MARIA, “VETERANET” QE RINOVOJNE

Sport

Oliver Zhiru e Angel Di Maria, dy nga lojtarët më të mirë në rolin e tyre për momentin, do të vijojnë të luajnë në Serinë A. Sa i takon francezit, Milani ka pasur një takim me agjentin dhe parimish është rënë dakord për të zgjatur marrëveshjen edhe një tjetër vit, me 3.8 milionë euro në zezon. Përfaqësuesit e francezit, Vincenzo Morabito dhe Michael Manuello, janë ta kuar me krerët e klubit na Casa Milan ër kushtet e kontratës së re të nën kampionit të botës, i cili është i lidhur me Rossonerët vetëm edhe tre muaj. Praktikisht, tashmë mund të thuhet se mungon vetëm firma. Kështu ka mbërritur në fund një tratativë shumë e gjatë, ku ka ndikuar vullneti i të dyja palëve për të mbetur sëbashku. Gjithashtu, për sulmuesin mund ëtë ketë edhe një opsion për sezonin 2024/2025. 36-vjeçari pritet ta nënshkruajë kontratën e re para ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit që është caktuar për datën 12 prill. Më parë ishte raportuar se Giroud kishte refuzuar 10 milionë euro nga Evertoni në afatin e janarit, sepse dëshironte të qëndrojë në San Siro.

Rinovim për një tjetër vit pritet të vijë edhe për Di Marian me Juventusin. Argjentinasi së fundi ka theksuar disa herë se dëshiron të qendrojë edhe një tjetër vit. Kështu, situata duket në rrugë të mbarë. Në fund të prillit pritet të ketë një takim final mes stafit të juventusit dhe agjentëve të lojtarit kampion bote. Ndërsa duhet të konfirmohet edhe paga prej 6.5 milionë eurosh në sezon, plus bonuse. Di Maria duket se e ka marrë këtë vendim, pavarësisht nëse Juventusi do të arrijë apo jo të kualifikohet në Champions League për sezonin e ardhshëm. Ai do të ishte i gatshëm të qendronte edhe pa Kupat e Evropës, falë idilit që ka shpërthyer në kohët e fundit me skuadrën, tifozët, si dhe prej ambientimit pozitiv që ka pasur familja e tij në Torino.o.