Gjermani, Manuel Neuer kalon të gjitha testet, do të jetë në botëror

Sport

neuer
Manuel Neuer, një nga pikat e forta të Gjermanisë kampione bote do të jetë pjesë e skuadrës së Joachim Low në botërorin e Rusisë.  Siç raporton “Bild”, kapiteni i “Die Mannschaft” i ka kaluar të gjitha testet mjekësore dhe fizike dhe është zyrtarisht gati për portën e Gjermanisë në rrugëtimin për të mbrojtur titullin kampion. Manuel Neuer qëndronte prej disa mujash larg fushave të blerta për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju. Ai është kthyer të stërvitet rregullisht vetëm gjatë fundit të muajit maj, në grumbullimin e kombëtares gjermane.

neuer1
Neuer luajti për 90 minuta në ndeshjen miqësore që Gjermania humbi 2-1 me përmbysje përballë Austrisë. Pas takimit, ai u kontrollua nga stafi mjekësor i “panzerave”, të cilët kanë konfirmuar se portieri e ka kaluar dëmtimin në këmbën e majtë, ku i qe nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. Kështu Joachim Low do të ketë një armë plus në Rusi, pasi kapiteni 32-vjeçar është një garanci në portë.