Gjermania eliminohet nga Botërori, Japonia rezulton surpriza e Grupit E

Sport

Gjermania eliminohet nga Botërori Katar 2022. Ashtu sikurse në Rusi 2018-të, panzerat ngelën që në fazën e grupeve, duke shkaktuar një tjetër tërmet në evenimentin më të madh të futbollit. Fitorja 4-2 ndaj Kosta Rikës, nuk ishte e mjaftueshme që Gjermania të mbetej jashtë, sepse në ndeshjen tjetër paralele të Grupit E, Japonia surprizuese triumfoi ndaj Spanjës me rezultatin 2-1.

Që nga viti 1954, Gjermania ia kishte dalë të kualifikohej në raundin e 1/8-tave në 16 Botërorë të njëpasnjëshëm, ndërsa në dy të fundit është kthyer në shtëpi më herët se zakonisht.

Kritikave të shumta iu ka paraprirë trajneri Hansi Flick, i cili është shprehur se Gjermania e shtroi rrugën e eliminimit që në ndeshjen e parë të grupit, pasi u mposht nga Japonia me shifrat 2-1 dhe që prej atëherë presioni erdhi në rritje për panzerat.

Sa i përket Japonisë, aziatikët, të kualifikuar më tej, në raundin e 1/8-tave do kenë përballë Kroacinë.

Ndërsa sa i takon Spanjës, disfata me Japoninë mund të konsiderohet e dobishme, sepse i bëri që të zbrisnin në vendin e dytë të grupit, duke lehtësuar rrugën drejt vazhdimësisë së kompeticionit, e duke shmangur në këtë mënyrë kundërshtarë të fortë.

Testi i parë i skuadrës së Luis Enriques në raundin e 1/8-tave do jetë ndaj një prej surprizave të këtij Botërori, Marokut.