Ja si shprehen Pedro Martins dhe Kostas Tsimikas për duelin e sotëm

Sport

Pedro Martins (Trajneri i Olympiacos)
Luajmë ndeshjen e parë në shtëpi, por kjo nuk do ta ndryshojë mënyrën e lojës sonë. Vërtet që kualifikimi ëshët i varur nga të dyja ndeshjet, por duhet t’i marrim gjërat me radhë. Krasnodari është një skuadër e ndërtuar mirë në fazën sulmuese. Atyre u pëlqen të qarkullojnë topin, por ne nuk mund ta lejojmë këtë gjë. Sa i përket përgatitjes sonë, janë disa faktorë që mund të ndikojnë, por me atë që kam parë në stërvitje, djemtë janë të qetë dhe gati për të bërë mirë. Shumë e menduan Krasnodarin jashtë kompeticionit pas ndeshjes së parë me Porton, por unë isha ndër ata që e paralajmërova një përmbysje, pasi siç thashë, ata janë të organizuar vërtet mirë. Mënyra më e mirë për të fituar në ndeshjen e shtëpisë është duke mos pësuar gol. Kjo do të ishe perfekte. E rëndësishme është të mos bëjmë të njëjtin gabim si Porto, pasi kualifikimi do të vendoset vetëm në ndeshjen e kthimit në Rusi.

 

Kostas Tsimikas (Mbrojtës i Olympiacos)
Triumfet që arritëm ndaj Viktoria Plzen dhe Basaksehir na kanë ndihmuar shumë. Krasnodari është një skuadër mjaft interesante dhe që shënon shumë gola, megjithatë ju siguroj se kësaj radhe do ta kenë të vështirë. Jemi të vetëdijshëm për pikat e tyre më të forta dhe dimë se si t’i ndalim. Do të japim maksimumin për të arritur një fitore të rëndësishme, pa pësuar gol dhe më pas do të mendojmë për transfertën. Jemi optimistë për atë që mund të bëjmë dhe mbështetja e tifozëve do të jetë faktor vendimtar.