“Janë në krye të një prej dy kampionateve më të forta në botë.”; Jesse Marsch, trajneri i Salzburg

Sport

“Atletico është një skuadër e jashtëzakonshme. Janë në krye të një prej dy kampionateve më të forta në botë dhe kjo do të thotë shumë. Mbrojtja e tyre është e shkëlqyer. Është shumë e vështirë të shënosh ndaj një skuadre kaq kompakte sa kjo. Edhe shifrat e statistikave e provojnë këtë. Synimi ynë është të luajmë me agresivitet dhe të tregohëmi po ashtu kompaktë në atë që do të bëjmë. Mendoj se goli i parë do të jetë shumë deçiziv. Nëse marrim avantazhin të parët, atëherë Atletico mund të provojë të luajë më hapur dhe mund në mund të gjejmë më shumë hapësira. Do të jetë një sfidë ku edhe detajet apo episodet e caktuara mund të vendosin shumë.”