“Jemi në një fazë të sezonit ku ne numërojmë edhe orët, jo vetëm ditët.”; Sergei Semak, trajneri I Zenit

Sport

“Nuk kishim shumë kohë të përgatiteshim për këtë ndeshje, pasi vetëm 2 ditë më parë kemi luajtur në kampionat. Jemi në një fazë të sezonit ku ne numërojmë edhe orët, jo vetëm ditët, pasi koha është shumë e reduktuar. Po I ndjekim me kujdes lojtarët tanë më të mirë, për të parë se cili është I gatshëm për ta nisur ndeshjen nga fillimi. Club Brugge zakonisht luan me një sistem 4-3-3, por ndonjëherë edhe 5-3-2. Po e studiojmë imtësisht kundërshtarin tonë dhe do përpiqemi që të gjejmë formulën e duhur për ta mposhtur. Për këtë takim, nuk do kemi të gatshëm dy lojtarë, si Malcom dheDouglas Santos, me këtë të fundit që është I pezulluar. Futbollistët e tjerë I kemi të gjithë në dispozicion.