JULIAN NAGELSMANN, TRAJNERI I BAYERN MUNICH:

Sport

“Kemi ardhur këtu për të fituar. Kjo është një ndeshje e rëndësishme për ne, nga e cila duam të marrim maksimumin. Nëse duam të fitojmë titullin e Champions League, duhet t’i dërgojmë një mesazh tifozëve tanë. Sonte kemi një mundësi për të treguar ekzaktësisht këtë gjë.

Barcelona është një skuadër me shumë lojtarë të rinj këtë sezon, të cilët i janë përshtatur shumë mirë filozofisë  së tyre. Ata janë një nga skuadrat më të mira në Europë dhe kjo nuk ka asnjë diskutim. Këtë e pamë edhe në ndeshjen e kaluar ndaj nesh, ku në pjesën e parë na vunë me të vërtetë në vështirësi. Jam i sigurt se kjo do të ndodhë edhe këtë mbrëmje. Barcelona është një nga skuadrat më të mira në aspektin mbrojtës dhe të shënosh ndaj tyre është shumë e vështirë.

Po ashtu edhe mesfusha e Barcelonës është mjaft e mirë. Ata janë treguar tepër kompetitivë përgjatë këtij sezoni. Busquets, De Jong, Gavi dhe Pedri kanë një nivel tepër të lartë dhe mund të dominojnë ndaj çdo kundërshtari. Këtë gjë mund të na bëjnë edhe ndaj nesh. Për këtë arsye duhet të tregohemi të vëmendshëm dhe të përpiqemi t’i marrim maksimumin kësaj sfide.

Leëandoëski? Jam shumë i gëzuar, kur lojtarët me të cilët kam punuar në të shkuarën vazhdojnë të jenë të lumtur në jetën e tyre. Këtë e shoh edhe tek Leëandoëski. Ai duket i lumtur këtu.”