Jurgen Klopp flet me elozhe për kolegun Tuchel, por nuk i trembet PSG

Sport

kloppp jrg

“Nuk e di nëse Firmino do të jetë i gatshëm të luajë që në fillim. Për momentin nuk mund të jap një përgjigje të saktë për këtë. Po e vëzhgojmë me kujdes situatën e tij dhe mund të them vetëm se është përmirësuar ndjeshëm, por nuk më takon mua të vlerësoj nëse do të jetë i gatshëm të luajë apo jo. Nuk mendoj se kalendari do të ketë një impakt të madh te ne. Vitin e kaluar gjërat ishin më ndryshe dhe gjithësesi ditëm se si të menaxhonim situatën. Deri në fund të sezoni janë vërtet shumë ndeshje, por këtë gjë ne e kemi kthyer në favor për t’u përmirësuar më shumë. Jemi të vetëdijshëm për cilësinë që ata kanë por ne duam thjesht të fitojmë ndeshjen. Kështu e vlerësojmë ne. Luajmë në ‘Anfield’ dhe mund të jetë një avantazh i mirë për ne. Shpresojmë që ta përdorim këtë faktor për arritur atë çfarë duam. Thomas Tuchel është një trajner i jashtëzakonshëm. Mendoj se ishtë një lëvizje e zgjuar nga PSG që vendosi të firmosë me të. Me një skuadër si ajo, me cilësitë individuale që kanë në organikë, duhet të kesh një trajner që të jetë i aftë t’u mësojë lojtarëve si të luajnë si skuadër. Thomas është një nga më të mirët që njoh. Kjo e bën këtë sfidë akoma më të madhe për ne. Ky është futbolli. Gjithmonë do të ketë mundësi dhe shanse për t’i çuar lojtarët në një nivel të tillë sa të mundin këdo. Kjo është ajo çfarë na nevojitet dhe ç’ka duhet të bëjmë. Nuk mund që vetëm të mbrohesh apo të sulmosh. Kam patur fatin e mirë gjatë këtyre viteve që të drejtoj skuadra që kanë patur si cilësinë e duhur, ashtu edhe mentalitetin për të
fituar.”