JURGEN KLOPP (trajner i Liverpool):

Sport

“Duhet të ndjekim sërish një ide të përbashkët, duke patur një mbrojtje solide, mundësisht perfekte. Kjo është gjithcka mbi të cilën duhet të punojmë, në mënyrë që të tregojmë një reagim sa më të shpejtë. E pashë disa herë ndeshjen kundër Napolit dhe ishte vërtet një shfaqje horror. Sa i takon asaj ndeshjeje do të vecoja faktin që 8 titullarë nga 11 në fushë ishin plotësisht nën nivelin e tyre.Ishte ndeshja më e keqe që kemi luajtur që kur unë ndodhem këtu. Mbi këtë bisedova edhe me lojtarët. Shpresoj që analiza e bërë të ketë shërbyer për dicka. Të ketë pasur kuptim….  Duhet të jemi të sigurtë për situatën se ku gjendemi. Kjo është një pikënisje për të zgjidhur sëbashku problemet në fushën e lojës. Ajaksi? Bëhet fjalë për një kundërshtar, që është në një moment vërtet të mirë të formës së vet. Situata në grup nuk është se na vjen shumë në ndihmë, por kemi një ndeshje të Champions League që duhet ta luajmë sa më mirë përpara tifozëve tanë. Ajaksi nuk është kot në Champions League, prandaj s’duhet nënvlerësuar. Mirëpo mbi të gjitha duhet të mendojmë për t’i dhënë një kthesë mënyrës sesi e kemi nisur këtë fushatë të Champions League”.