Jürgen Klopp, trajneri i Liverpool: Përballë një ekipi, që s’ka humbur finale

Sport

“Jemi gati për të luajtur një ndeshje të madhe. Përballë kemi skuadrën më të kurorëzuar të historisë së Champions League. Për disa nga lojtarët e tyre, kjo do jetë finalja e 5-të, ndërsa trajneri i tyre mund ta fitojë këtë trofe për herën e 4 në karrierë. Mendoj se kaq është e mjaftueshmë për të kuptuar nivelin e kundërshtarit.
Një eksperiencë të tillë nuk mund ta blejmë dot, as nuk mund ta ftojmë dot brenda një nate. Megjithatë, mendoj që edhe ne kemi mjaftueshëm eksperiencë. Ndodhemi këtu për të 3-tën herë në 5 vitet e fundit dhe kjo është diçka shumë speciale.

Mirëpo, pavarësisht të gjithave, përqendrimi jonë është diku tjetër. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë, është përgatitja sa më në detaje për këtë finale. Për ne, është shumë e rëndësishme mënyra sesi do t’i qasemi kësaj sfide.
Pas vetes, kam një skuadër që ka dhënë gjithçka nga vetja. Absolutisht gjithçka. Megjithatë, shumë gjëra do të varen nga ngjyra e medaljes që do të marrim pas përfundimit të ndeshjes. Jemi gati. Unë ndihem i lumtur dhe krenar për atë që kemi zhvilluar përgjatë këtij sezoni. Kemi luajtur shumë ndeshje. Kemi luajtur disa finale dhe gjëra të tjera si këto.

Nga pikëpamja ime, unë do ndihesha më mirë nëse do fitonim sonte. Mirëpo për momentin, kam vetëm diçka që më shqetëson dhe ajo është mënyra sesi do të mbërrijmë deri tek fitorja. Problemi është se përballë kemi një ekip që nuk ka humbur asnjë finale dhe për këtë duhet t’I bëjmë mirë llogaritë. Një miku im më ka rrësyer dikur, se, sa më shumë herë që ta fitosh një trofe, aq më shumë të humbet dëshira për ta fituar sërish. Gjithësesi, nuk jam i sigurt nëse Real Madrid mendon të njëjtën gjë. Ndër vite, skuadra ime ka fituar më tepër eksperiencë. Lojtarët kanë treguar rritje të jashtëzakonshme. Klubi ndodhet në vendin e duhur dhe të gjithë kanë një lidhje të ngushtë me njëri-tjetrin. E dimë se jemi pjesë e një klubi të madh dhe këta janë lojtarët e duhur për të mbrojtur këtë fanellë. Ndodhemi në një moment të mirë dhe jemi gati për finalen.

Mundësitë e Sadio Mane për Topin e Artë? Nuk ka asnjë dyshim që nëse do të fitonim finalen, atëherë Mane do ishte kandidati kryesor për Topin e Artë. Kështu ka ndodhur në vitet e fundit dhe mjafton të përmendim këtu Ronaldon apo Messin, të cilët kanë qenë më të avantazhuar sesa të tjerët, në momentin që kanë fituar titullin e Champions League”.