“Ka për të qenë shumë e vështirë për ne.”; Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid

Sport

“Kjo ndeshje është e ngjashme me ato që luan në fazën me eleminim direkt. Kundërshtari ynë është mjaft i organizuar dhe sigurisht që do të hidhen menjëherë në sulm për të marrë rezultatin që u nevojitet. Ndeshja e parë ndaj tyre provoi më së miri cilësitë e kundërshtarit tonë. Ka për të qenë shumë e vështirë për ne. Nuk duhet të zbresim në fushën e lojës duke bërë llogari. Kjo është një ndeshje që duhet ta fitojmë. Salzburgu është një ekip i kompletuar dhe me një trajner shumë të zotë. Ata përpiqen shpesh të të bëjnë të humbasësh kontrollin e topit dhe të të sulmojnë me shpejtësi. Ne i kemi parë me kujdes detajet e ndeshjes së parë ndaj tyre. E dimë çfarë duhet të rregullojmë dhe jam i bindur se të gjithë lojtarët e mi do të dinë se si të zgjidhin situata të caktuara.”