“Ka për të qenë vërtet një finale e bukur”; Fernando, mesfushor i Sevilla

Sport

“Ka për të qenë vërtet një finale e bukur. E dimë se kemi përpara një sfidë shumë të vështirë. Ata kanë një skuadër fantastike, të mbushur me lojtarë të shkëlqyer. Por edhe ne kemi shumë cilësi. Kemi punuar shumë për këtë takim dhe duam të japim më të mirën tonë në fushën e lojës. Nuk na ndihmon të mendojmë se çfarë force ka Bayern. Mendoj se do të hasim shumë probleme nëse përqëndrohemi vetëm tek ata. Që të arrijmë objektivat tonë për këtë takim, është e rëndësishme të luajmë të qetë, sipas mënyrës sonë. Nëse e bëjmë këtë, atëherë do t’ia dalim.”