Ka shënuar në Kupën e Botës, Real Madrid interesohet për lojtarin e Argjentinës

Sport

Kur ka vetëm disa muaj që ka zbarkuar në Europë, Enzo Fernandez mund të transferohet një klubin më të titulluar të Champions League, tek Real Madrid. Janë pikërisht 14 kampionët e kontinentit që interesohen për argjentinasin.

Mesfushori, kishte arritur ta bënte diferencën edhe me Benficën deri në këtë fazë të sezonit, ku fitoi vendin e titullarit në formacionin e Roger Schmidt, duke sjellë shumë garanci në radhët e gjigantëve nga Lisbona.

MIrëpo, 21 vjeçari po arrin të bëjë mjaft mirë edhe në Botëror dhe ku mund të ketë më mirë për të treguar potencialin sesa në një turne të tillë. Ai është aktivizuar në të dyja ndeshjet e Argjentinës deri më tani në Katar 2022, ndërsa goli I shënuar ndaj Meksikës, është një tregues I cilësive të larta që zotëron një lojtar I tillë.

Për këtë arsye, mediat spanjolle bëjnë me dije se këtë ecuri të Enzo Fernandez ka nisur ta ndjekë pikërisht Real Madrid. Kampionët në fuqi të La Ligas, po provojnë të bëjnë revolucion në mesfushë, duke qenë se Toni Kroos dhe Luka Modriç po shkojnë drejt përfundimit të karrierës së tyre dhe për këtë arsye kanë nisur të monitorojnë një element sikurse është Enzo Fernandez.

Aktualisht, kartoni I djaloshit 21 vjeçar vlerësohet 35 mln euro, por duke marrë parasysh që ai ka një kontratë deri në verën e 2027-tës me Benfican, atëherë nuk përjashtohet mundësia që shqiponjat të kenë pretendime të majme për lojtarin e tyre.