“Kemi besim të madh në forcat tona”, – flet kapiteni i Benfica

Sport

Jorge Jesus (trajner i Benfica):

“Nuk ka dyshime që edhe PSV, ashtu si Benfika, meriton të jetë në fazën e grupeve të Champions League. Fatkeqësisht, vetëm njëra nga të dyja do të kalojë më tej. Na pret një test tepër i ndërlikuar, pasi bëhet fjalë për një kundërshtar që e ka nisur shumë mirë. E që do të bëjë gjithcka për të qenë mes më të mirave të Evropës. Na duhet t’i përballojmë me formacionin më të mirë, kështu që ndokush nga lojtarët tanë duhet të qendrojë fillimisht jashtë 11-shes. E vlerësojmë shumë PSV-në, sepse është një ekip me shumë cilësi dhe që do të na krijojë shumë probleme. Por nga ana tjetër ne gjithashtu njohim vlerën tonë. Jemi gati për të përballuar këtë ndeshje, përmes një skuadre solide. Holandezët kanë shumë lojtarë të fortë dhe të talentuar në sulm, por edhe në mbrojtje. Por mbi të gjitha pres një PSV super-sulmues”.

Almeida (kapiten i Benfica):

“I drejtohemi kësaj sfide me besim të madh në forcat tona. Përballë do të kemi një skuadër të fortë, cilësore me lojtarë të shkëlqyer. Megjithatë neve duhet të zhvillojmë atë lojë sulmuese që kemi bërë gjithmonë, pasi kështu besojmë se do të arrijmë të marrim atë që kërkojmë. PSV i ka fituar të 6 ndeshjet e deritanishme që ka luajtur në këtë sezon. Por edhe Benfika i ka të gjitha fitore. Por ata që vijnë të luajnë në këtë skuadër duhet të jenë gjithmonë të përgatitur për presionin e të fituarit në çdo sfidë. Mendoj se ky është një presion i mirë për ne, që të jemi në lojë për të hyrë në grupet e një kompeticioni të madhe si Champions League”.