“Kemi detyrën të mobilizohemi për të realizuar gjithcka me sukses”; Serhiy Rebrov, trajner i Ferencváros

Sport

“Na duhet të kuptojmë sesa e rëndësishme është kjo ndeshje për të ardhmen e skuadrës në këtë kompeticion madhor që është Champions League. Prandaj është e nevojshme të jemi tepër të përqendruar. Ky është hapi përfundimar në fazën kualifikuese. Kështu që kemi detyrën të mobilizohemi për të realizuar gjithcka me sukses. Nuk dua të dal në detaje mbi taktikat që do të përdorim gjatë ndeshjes.  Mënyra sesi e kemi përgatitur këtë ndeshje do të mund të shihet në fushën e lojës. Molde është një skuadër që ka mbërritur deri këtu me meritë, ashtu si ne. Lojtarët e mi duhet ta respektojnë këtë gjë. Por gjithashtu duhet të tregojnë edhe forcën që zotërojmë dhe që e kemi shfaqur duke eleminuar ekipe si Celtic, apo Dinamo Zagreb. Ia kam treguar skuadrës se çfarë është në gjendje të bëjë Molde dhe mbi të gjitha, cfarë vështirësish ata mund të shkaktojnë”.