” Kemi ende shumë gjëra të cilat duhet t’i përmirësojmë.”; Pep Guardiola, trajneri i Manchester City

Sport

“Çdo sezon është e njëjta histori. Nuk mund të flasë për objektiva madhorë apo se sa larg mund të shkojmë. Është vetëm ndeshja e parë dhe kemi një rrugë të gjatë në fazën e grupeve. Duhet t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Kemi ende shumë gjëra të cilat duhet t’i përmirësojmë. Ndeshja e parë është shumë e rëndësishme, prandaj na nevojiten 3 pikët. Përballë do të kemi një kundërshtar shumë të fortë, fizikisht dhe taktikisht. Porto di se si të imponojë ritmin që dëshiron në një ndeshje dhe për këtë arsye mendoj se do të jetë e rëndësishme t’i shfrytëzojmë në maksiumum rastet që do të na paraqiten. Nëse mund ta fitojmë apo jo ‘Champions League’-ën, e përsëris se nuk është një pyetje që mund t’i përgjigjemi tani. Nuk kemi luajtur ende ndeshjen e parë dhe në këtë kompeticion ka shumë skuadra të forta.”