“Kemi luajtur shumë mirë në 3 takimet tona të para në këtë kompeticion.”; Marko Nikolić, trajneri i Lokomotiv M.

Sport

“Kemi luajtur shumë mirë në 3 takimet tona të para në këtë kompeticion. Sfifa e fundit nuk tregoi më të mirën tonë. Ajo humbje ishte një dështim për ne. Tani përballemi me klubin më të mirë të Europës dhe kjo kërkon angazhim të madh. Pavarësisht diferencave, në futboll e ke gjithmonë një shans. Dua që skuadra ime të luajë futboll të bukur. Nuk ka rëndësi se me çfarë formacioni do ta nisë Bayern-i këtë mbrëmje. Ata kanë mjaftueshëm lojtarë të klasit të lartë në organikën e tyre. Bayern-i mund të bëjë disa herë rotacion dhe prandaj janë gjithnjë energjikë dhe të etur për fitore. Ne kemi disa probleme për këtë ndeshje sa i përket formacionit, por pavarësisht kësaj, do të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë, për të realizuar një mrekulli. Dëshira jonë është që të vazhdojmë të luajmë në Europë.”