Ky është Botërori më ‘i pasur’, ja sa ndajnë skuadrat

Sport

wc2018
Ai që do të fillojë të enjten e ardhshme me sfidën midis Rusisë dhe Arabisë Saudite, do të jetë Botërori më i shtrenjtë i të gjitha kohërave. I ka thyer të gjithë rekordet, pasi kurrë më parë shpërblimet për skuadrat pjesëmarrëse nuk ka qenë kaq i lartë sa këtë vit. Kuota totale e vendosur në dispozicion nga FIFA për Rusi 2018 kap shifrën e 800 milionë dollarëve (686 milionë euro), me në rritje prej 40% në krahasim me 576 milionët e turneut të zhvilluar në Brazil përpara 4 vjetësh. Ndërsa është dyfishuar në krahasim me 410 milionë dollarët e ‘Afrikë e Jugut 2010’. Gjysmë e këtij fondi të vendosur për Botërorin rus do të shërbejë për të mbuluar kostot e organizimit dhe administrimin e eventit. Kurse pjesa tjetër do të ndahet mes 32 ekipeve pjesëmarrëse, sipas rezultateve në ecurinë e tyre.

fifa 2018
Sa i takon pjesës logjistike dhe asaj të përgatitjes së Botërorit, nga 1.5 milionë dollarë (1.3 milionë euro) i ndahen secilës skuadër për një total prej 48 milionë dollarësh. Ndërsa, pjesa e lidhur me premiot për rezultatet, do të ndahet kështu: 38 milionë dollarë (reth 32.5 milionë euro) shkojnë për fituesin; 28 milionë dollarë (24 milionë euro) për skuadrën që renditet e dyta, kurse 24 milionë dollarë (20.5 milionë euro) për vendin e tretë e kështu me radhë deri 12 milionë dollarë (10 milionë euro) për ato që kualifikohen në 1/8-at. Por edhe ato përfaqësuese që do të përshëndesin kompeticionin përpara kohe, do të marrin shpërblim. E jo pak, por 8 milionë euro. Madje, kjo premio do të merret, edhe nëse bëhet fjalë për ndonjë skuadër që I ka humbur të gjithë ndeshjet e grupit. Edhe kjo është një zemërgjerësi e FIFA-s, për të mos dërguar skuadrat “duarbosh” në shtëpi. Fundja, jo më kot cilësohet si Botërori më i pasur i historisë!