Kylian Mbappé (Paris SG):

Sport

“Objektivi im i vetëm kur zbres në fushën e lojës është të bëj gjithcka për të ndihmuar skuadrën time që të fitojë. Por Champions League është një kompeticion tepër i vështirë. Pa lënë mënjanë edhe faktin se të gjitha skuadrat më të mira të Evropës janë përforcuar së tepërmi gjatë kësaj vere. Prandaj mendoj se të gjitha do të luftojnë fort deri në fund. Sa i takon kësaj ndeshjeje të parë që kemi, do të thoja se është e rëndësishme për një klub si Paris SG që të mposhtë një peshë të rëndë të futbollit evropian si Juventusi. Duam që të fillojmë këtë edicion në mënyrën më të përkryer të mundshme. Nëse luajmë si një skuadër e bashkuar, atëherë mund t’ia dalim. Pogba do të mungojë? Më vjen keq… Nuk kam asnjë problem me të, pasi e kam sqaruar gjithcka”.