Marco Verratti rinovon kontratën me PSG

Sport

Historia që nisi një dekadë më parë, do të vazhdojë edhe për disa vite të tjera. Marco Verratti ka rinovuar zyrtarisht kontratën me PSG deri në 2026-tën. I mbërritur në “Parc des Princes” për vetëm 12 mln euro nga klubi i Pescara, sezon pas sezoni, italiani është kthyer në një nga emblemat e klubit parizien.

“Kjo është ajo që doja. Kjo është ajo që donte edhe klubi. E arritëm marrëveshjen shumë shpejt. Jam i lumtur që jam pjesë e këtij projekti. Jam i lumtur që luaj në nivelin më të lartë dhe që jam i rrethuar nga futbollistë të jashtëzakonshëm”, ka thënë ndër të tjera 30 vjeçari.

Gjatë aventurës së tij në “Parkun e Princave”, Verrati tanimë është në historinë e klubit parizien. Ai është lojtari më me shumë tituj kampionë të fituar në Francë, plot 8. Jo vetëm kaq. Po ashtu, mesfushori është lojtari me më tepër tituj të fituar në historinë e klubit të PSG, plot 29-të.

Përgjatë një dekade të luajtur me fanellën e gjigantëve të Ligue 1, Verratti është aktivizuar 399 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke u kthyer në këtë mënyrë, në futbollistin e dytë me më tepër paraqitje për PSG. Në total, ai ka shënuar 11 gola. Gjithashtu, gjiganti shtatshkurtër ka kontribuar edhe me 61 asist për shokët e skuadrës.