Masa sigurie maksimale në Madrid për finalen e Champions

Sport

Plot 4700 forca të rendit do të mobilizohen në Madrid për të garantuar që finalja e Champions League, e konsideruar me risk të lartë nga autoritetet spanjolle, të jetë thjesht një festë sporti. Madje, masat e sigurisë për ndeshjen midis Totenhemit dhe Liverpuli do të kalojnë edhe ato që u morën për finalen me rrezikshmëri të lartë të Kupës Libertadores, midis argjentinasve të River Plejt dhe Boka Juniors, që u zhvillua po në kryeqytetin spanjoll dhe ku morën pjesë 4000 policë. Sipas asaj që ka bërë të ditur në një konferencë për shtyp, drejtori i përgjithshëm i policisë spanjolle, Francsico Pardo Piqueras, do të bëhet fjalë për planin më të madh të sigurisë, sa i takon një eventi sportiv.


Operacioni i sigurisë do të përfshijë mbi 2000 oficerë policie, po aq sa edhe efektivë nga forcat e tjera, roje private, apo zjarrëfikës, gjithmonë siç është bërë e ditur nga qeveria spanjolle. Ndërsa do të përdoren edhe “drone” për kontrollin ajror të zonëve në brendësi dhe përreth “Uanda Metropolitanos”.Rreth 32 mijë tifozë angleze, nga 16 mijë për specilën skuadër, pritet të shohin finalen në stadiumin “Wanda Metropolitano”, me kapacitet prej 68 mijë vendesh, që do të mbushet edhe nga dashamirës neutralë të futbollit, që do të vijnë nga vende të ndryshme të Spanjës dhe Evropës. Ndërsa mijëra të tjerë pa biletë për stadium pritet të udhëtojnë nga Briania në Madrid, po ashtu si edhe nga jugu i Spanjës dhe nga fqinjët e Portugalisë, ku ka komunitete të zgjeruara angleze.


Sa i takon finales në sensin më të ngushtë do të krijohen dy “Fan Zone” të ndryshëm për tifozët e Totenhemit dhe Liverpulit. “Spurs” do të mblidhen në Colon, ndërsa “Reds” do të jenë në “Plaza de Felipe Secondo”. Gjithsesi do të ketë edhe shtrëngime mbi shitjet e pijeve alkoolike (deri në ora 17:00 të së shtunës).
Hera e fundit që finalja e Champions u luajt në kryeqytetin spanjoll ishte në 2010-n, kur Interi mposhti 2-0 Bajernin e Mynihut.