Memushaj, mbret i asisteve në Serinë B!

Sport

memushaj

Peskara vazhdoi rrugën e saj për t’u ngjitur në Serinë A, duke qenë mori një tjetër fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mundur 2-0 Specian. Protagonist në këtë takim, ka qenë edhe njëherë tjetër mesfushori i Shqipërisë, Ledian Memushaj, i cili dha dy asiste në rastët e golat që vendosën suksesin. Në pjesën e parë ishte Mankuso ai që realizoi golin e avantazhit, duke përfituar me portën thuajse të boshatisur. Ndërsa vlonjati i dhuroi një top fantastik me kokë, i ndihmuar edhe nga një devijim i lehtë i mbrojtësit.

ledian

Kurse pjesën e dytë ka qenë sërish Memushaj, i cili ka krosuar saktë nga goditja e këndit duke gjetur të pamarkuar Kreçon, autor i golit të dytë. Me këtë fitore, Peskara është ngjitur në vendin e tretë në kuotën e 44 pikëve, vetëm 3 pikë më pak se vendi i parë në renditje. Ndërkohë që tërheq vëmendjen mbi të gjitha forma e Memushajt, i cili deri tani në kampionat numëron plot 9 asiste. Më shumë se çdo futbollist tjetër i Serisë B italiane. Natyrisht që ky është një tregues pozitiv për mesfushorin vlonjat, edhe përpara ndeshjeve eleminatore të Euro 2020 që presin Kombëtaren shqiptare, duke nisur nga 22 marsi kundër Turqisë.