“Mendoj se do të jetë një ndeshje dinamike dhe shumë intensive”; Hansi Flick, trajneri i Bayern

Sport

“Sevilla e fitoi me meritë ‘Europa League’-ën. Ata janë një skuadër me eksperiencë dhe shumë e fortë nga ana taktike. Trajneri i tyre ka bërë një punë të mirë. Mendoj se do të jetë një ndeshje dinamike dhe shumë intensive. Nga të dyja skuadrat mund të presësh një lojë sulmuese, prandaj ka për të qenë një ndeshje e bukur. Edhe pse shumë na shohin si favoritë, nuk mendoj se në finale ka të tillë. Kemi shfaqur një formë të mirë dhe duam të vazhdojmë kështu, por kjo nuk mjafton për të fituar ndeshje të mëdha. Jemi përgatitur me detaje për këtë sfidë. Pres nga skuadra që të shfaqin 100%-shin e tyre në fushë. Dua që djemtë të jenë të përqëndruar vetëm tek loja. Është një finale dhe unë dua që skuadra jonë të fitojë. Këtë pres sot nga ekipi. Do të ishte absolutisht një ndjenjë e bukur të merrnim një trofe kaq të rëndësishëm që tani.”