Mislav Orsic, sulmues i Din.Zagreb:

Sport

“Na pret një tjetër ndeshje e madhe, sërish ndaj një klubi të madh. Shpresoj të arrijmë të marrim rezultatin që duam. E dimë se çfarë jemi të aftë të bëjmë, por na duhet përkushtimi dhe ndihma e të gjithëve për të realizuar objektivat në fushën e lojës. Do të kemi mbështetjen e tifozëve dhe kjo mund të jetë mjaft e rëndësishme për fatin e takimit. Gjithmonë japim më të mirën në shtëpinë tonë. Në takimin e parë ndaj Milanit bëmë një lojë të mirë. Mendoj se golat erdhën edhe prej fatit. Në disa momente mund të kishim bërë më mirë, por ishte e qartë se edhe ne mund të bënim diferencën në momente të caktuara. Një fitore ndaj Milanit, para tifozëve tanë, do të thoshte shumë, por qëndrojmë me këmbë në tokë. Sa i përket formës sime, nuk merrem me numrat. Dua thjesht të zbres në fushë e të bëj detyrën.”