Moti për ditën e shtunë, 28 Maj 2022

Sport

Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash në mesditë deri në orët e pasdites vonë. Në mbrëmje do të ketë më tepër kthjellime.

Rreshjet e shiut do të bëhen të pranishme përgjatë relieveve malore-kodrinore si dhe zonat e ulta pranë tyre prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë. Përkohësisht reshjet do të marrin formë shtrëngate shoqëruar me shkarkesa elektrike të izoluara si dhe breshër.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare. Në momentet me reshje dhe përgjatë bregdetit era do të fitojë shpejtësi e vrullshme deri në 20-25 m/s, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 deri 4 ballë.