MotoGP, Dovizioso bën fajtor Lorenzon për dështimin në Jerez

Sport

dldl moto
Andrea Dovizioso beson se mund të kishte arritur një rezultat mjaft pozitiv në Jerez, nëse nuk do të ishte penguar nga shoku i skuadrës Jorge Lorenzo. Piloti italian i Ducatit shprehet se motorri i tij në garën e Spanjës, kishte potencialin për të arritur dhe për të kaluar Marc Marquez, por ishin manovrat e Lorenzos që e detyruan të mbetej prapa. Sipas Doviziosos, qëndrimi pas Lorenzos i mori shumë kohë dhe për këtë ai bën fajtor pikërisht shokun e tij të skuadrës.

dldl
“Lorenzo ishte i shpejtë, por ai po vuante nëpër kthesa. Ai duhet të më linte të kaloja sepse mund ta arrija Hondan. Në vend të kesaj, Lorenzo vendosi të ulte ritmin tonë dhe të mbyllte hapësirat.” -shprehet Dovizioso. Sa i përket aksidentit që nxorri jashtë gare dy pilotët e Ducatit dhe Dani Pedrosa, Dovizioso nuk kërkon të bëjë fajtor askënd, duke e quajtur si një aksident të zakonshëm gare, por thekson që pengu i tij mbetet pikërisht fakti që Lorenzo nuk ia lejoi mundësine e duelimit me Marc Marquez. I pyetur për mundësinë që ai do të kishte për të fituar garën nëse aksidenti mes tyre nuk do të kishte ndodhur, 32-vjeçari shprehet se në atë moment të garës ishte tepër vonë dhe se Marquez ishte shkëputur mjaftueshëm për të fituar i qetë garën e tij.