MotoGP, Dovizioso i fokusuar në luftën ndaj Yamahas

Sport

dvcz
Andrea Dovizioso nuk ia ka dalë të vazhdojë paraqitjet e sezonit të kaluar, teksa kur ka kaluar thuajse gjysma e sezonit të “MotoGP”, e sheh veten plot 77 pikë larg kryesuesit të renditjes për pilotë, Marc Marquez. Kjo, ka bërë që italiani mesa duket të fokusohet në një tjetër betejë, atë kundër dy pilotëve të Yamahas. Rossi dhe Vinales renditen në vendin e dytë dhe të tretë këtë sezon, dhe kanë shfaqur vazhdimësi në rezultatet e tyre. Dovizioso shprehet se diferenca me Marquez është shumë e madhe dhe për momentin ai duhet të përqëndrohet që të bëjë më mirë se dy pilotët e Yamahas.

andrea dv
“Duhet të përmirësohemi ndjeshëm. Vazhdimësia e tyre i ka sjellë shumë pikë skuadrës së Yamahas, pavarësisht se motori “M1″ që Rossi e Vinales kanë në dispozicion nuk është më i miri i mundshëm.” Sa i përket Ducatit të tij, Dovizioso shprehet se skuadra ka punuar mirë dhe i kanë dhënë një motor të mirë, por ndoshta edhe fati nuk ka qenë në anën e tij apo të Lorenzos, pasi kanë dalë në disa gara pa grumbulluar pikë. Kjo sipas italianit është edhe arsyeja e diferencës së madhe të pikëve mes tij dhe Marquez, që duket se po fluturon drejt një tjetër titulli kampion në “MotoGP”.