MotoGP, Jonathan Rea nga Superbike konfirmon se ka oferta për vitin tjetër

Sport

jonathamn rea

3 herë kampioni i botës në kategorinë e Superbike, Jonathan Rea ka konfirmuar si të vërtetë zërat se për të ka oferta nga disa skuadra të “MotoGP”.
Numri 1 i sukseseve të Kawasakit është drejt rikonfirmimit si kampion bote në “Superbike” me 245 pikë të grumbulluara deri më tani, 64 më shumë se ndjekësi me i afërt, Chaz Davies i Ducatit. Piloti nga Irlanda e Veriut nuk ka zbuluar se cilat janë skuadrat, të cilat kanë bërë oferta konkrete për të, por alternativat mund të jenë të shumta, pasi Honda, Ducati, Aprillia apo Suzuki ende nuk kanë zyrtarizuar ndonjë emër si pilot të dytë.
Kështu në lidhje me të ardhmen e tij, Rea shprehet se do të marrë një vendim final brenda 2 javësh, pasi ai dhe menaxheri i tij, Chuck Aksland, të kenë studiuar më kujdes propozimet e bëra.
31-vjeçari në karrierën e tij ka garuar 2 herë në “MotoGP”, përgjatë vitit 2012 me Hondan, pas të cilave doli me 17 pikë të grumbulluara.