NBA, Tring shënon… për 3!!!

Sport

Të gjithë i kanë shijuar driblimet e Kyrie Irving, asistimet e Chris Paul, gjuajtjet e Devin Booker, zhytjet e LeBron James dhe 3-pikëshat e Stephen Curry në NBA. Tani, 3-pikëshi i radhës vjen nga ‘Tring’…

Spektakli i papërsëritshëm i elitës së basketbollit amerikan do të vijojë të jetë pjesë e mbrëmjeve tuaja nga ekrani i platformës më të dashur për shqiptarët, që do t’ju mbajë të mbërthyer mes emocioneve për 3 sezonet e ardhshme. Deri në vitin 2025, ‘Tring’ do të përcjellë më shumë se 100 ndeshje të NBA: nga sfidat më të rëndësishme të sezonit të rregullt, tek faza ‘Play-in’.

Sigurisht, emocionet dhe magjia e NBA kalon në një tjetër nivel në pjesën finale të sezonit, faza ‘PlayOffs’. Nga 2022/2023-shi, për të gjithë shqiptarët do ketë edhe më shumë ndeshje të fazës më të rëndësishme të rrugëtimit të skuadrave, ku përfshihen padyshim edhe ‘Finalet’ e mëdha. Nga lindja në perëndim, nga Miami në Los Angeles, nga Neë York në San Francisco, ‘Tring’ do të përcjellë nga afër aksionet e yjeve më të mëdhenj që njeh sot bota e basketbollit, në kërkim të trofeut aq shumë të lakuar, ‘Larry O’Brien’.