“Ne jemi përgatitur më së miri për të arritur atë që i kemi vendosur vetes si objektiv”; Erling Moe, trajner i Molde

Sport

“Mendoj se bëhet fjalë për një ndeshje, ku gjithcka mund të ndodhë dhe shanset për kualifikim të mëtejshëm janë të hapura për të dyja skuadrat, pra 50 me 50. Gjithsesi ne jemi përgatitur më së miri për të arritur atë që i kemi vendosur vetes si objektiv. E dimë që kundërshtari ynë është nga ato që meriton vlerësim, përderisa ka eleminuar dy skuadra të rëndësishme në turet e mëparshme. Megjithatë, të paktën në fushën tonë, kemi detyrën për të siguruar një rezultat pozitiv që do të na i bënte gjërat më të lehta për sfidën e kthimit në Hungari”.