Një tjetër arritje: Këngëtarja shqiptare do të këndojë kolonën zanore të Kampionatit Botëror!

Sport

era dua rita
Era Istrefi do të jetë këngëtarja e cila do të dëgjohet në të gjithë botën këtë vit, pasi ajo do të bëjë këngën e Kampionatit Botëror të Futbollit. Këngët e bëra për këtë kampionat, i cili zhvillohet një herë në 4 vjet, bëhen menjëherë hit dhe pushtojnë tregun muzikor në mbarë botën. Ky është një hap mjaft i madh në karrierën e saj. Sipas burimeve të afërta pranë këngëtares, ditën e nesërme ajo do të nisë punën për të bërë edhe klipin zyrtar të këngës, së bashku me aktorin e njohur Will Smith.

era will