“Një trajner duhet të mbështetet tek lojtarët që ka në dispozicion.”; Mircea Lucescu, trajneri I Dynamo Kyiv

Sport

“Skuadra si Juventusi përdorin taktika të ndryshme, pasi kanë shumë eksperiencë, gjithashtu edhe lojtarë me mjaft kualitet.Ata mund të luajnë me skemën 4-4-2, ose 3-4-1-2, por megjithatë kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo që bën diferencën dhe që vlen si elementi kyç në këto raste është motivimi dhe disiplina. Të luash ndeshje të këtij niveli, një trajner duhet të mbështetet tek lojtarët që ka në dispozicion. Sigurisht që me Cristiano Ronaldon në fushë, Juventusi është një ekip më I fortë. Ai është një lojtar I jashtëzakonshëm dhe nëse nuk shënon, atëherë nuk është vetvetja. Padyshim që është një futbollist I cili bën diferencën”.