“Për këtë ndeshje kemi shumë pritshmëri”; Julen Lopetegui, trajneri i Sevilla

Sport

“Unë përqëndrohem tek lojtarët e mi. Nuk dua të bëj krahasime me skuadrat e tjera. Jam i lumtur me atë që ekipi ka dhënë deri më tani dhe kam besim të plotë tek ata. Për këtë ndeshje kemi shumë pritshmëri. Kemi një dëshirë të madhe për të arritur një rezultat të mirë dhe fakti që luajmë për një trofe kundër Bayern na motivon akoma më shumë. Takime të tilla mendoj se janë një provë e mirë për të gjithë ne. Nëse duam që gjërat të vazhdojnë ashtu siç u mbyllën në sezonin e kaluar, atëherë në këtë mbrëmje do të kuptohet nëse e kemi të njëjtën dëshirë brenda vetes apo jo. Por siç thashë më herët, kam besim të plotë tek skuadra ime. I kam parë djemtë të përgatiten shumë mirë, deri në detaje dhe besoj se do të bëjmë një paraqitje të madhe.”