“Përpiqemi që gjithmonë të shfaqim idetë tona në fushën e lojës.”; Julen Lopetegui, trajneri i Sevilla

Sport

“Jemi mësuar tashmë me ndeshje të këtij niveli. Pavarësisht kundërshtarit, përpiqemi që gjithmonë të shfaqim idetë tona në fushën e lojës. Sot është një ndeshje mes dy skuadrave që kërkojnë të zotërojnë topin, prandaj mendoj se ka për të qenë një betejë e fortë, sidomos në mesfushë. Ne do të luajmë në mënyrën tonë dhe do të ruajmë përqëndrimin në fushën e lojës, pasi i njohim pikat e tyre të forta. Për ne është shumë e rëndësishme që do të luajmë në skenën e më të mirëve. Tani duhet të tregojmë pse e kemi merituar vendin tonë në këtë kompeticion. Mendoj se Chelsea është kundërshtari i duhur për të provuar vlerat dhe cilësitë tona.”