PSG ofron Verratti dhe para për transferimin e Pogba në Francë

Sport

verratti

PSG duket se do të jetë sërish në qendër të merkatos. Klubi parizien që verën e kaluar shpenzoi shifra të çmendura në transferimet e lojtarëve si Neymar dhe Mbappe Lottin, tashmë ka në shënjestër lojtarin e Manchester United, Paul Pogba.Problemet e lojtarit francez me trajnerin e “djajve të kuq”, Jose Mourinho, por edhe forma jo e mirë në “Old Trafford” mund të shtyjnë Pogba të dëgjojë ofertat drejt tij. Për të joshur drejtuesit e United, tek PSG kanë përgatitur një ofertë që përmban një shifër parash, si dhe kartonin e Marco Verrattit.

pogba1213
Futbollisti italian është pjesë e kampionëve të Francës që nga vera e vitit 2012, ku u transferua nga Pescara për shifrën e 12 milionë eurove. Ndërsa vlera e tij aktuale sipas “transfermarkt” llogaritet në 70 milionë euro. 25-vjeçari është një ndër lojtarët më të kritikuar tek PSG, pasi në sezonet e fundit ka zhgënjyer në ndeshjet vendimtare të skuadrës. Nga ana tjetër, vlera e Pogba llogaritet rreth 90 milionë euro dhe duke parë situatën që ai po kalon tek klubi, drejtuesit e Manchester United mund të jenë të gatshëm të hyjnë në bisedime.