Rafael Borre, sulmues i Eintracht Frankfurt:

Sport

“Kemi një grup të konsoliduar dhe lojtarë të ndryshëm sa i përket cilësive që i ofrojnë trajnerit. Mendoj se kjo është e rëndësishme, pasi kemi mundësinë të gjëjmë zgjidhje në mënyra të ndryshme. Në këto momente jemi krenar, pasi kemi arritur këtu me punën e madhe që është bërë në sezonin e shkuar. Sigurisht që ka shumë vend për përmirësim dhe ndeshje të tilla të mëdha do të na vlejnë shumë për të fituar eksperiencë e për këtë kuptuar më shumë nga vetja. Mendoj se në aspektin taktik kemi ende gjëra me të cilat duhet të vazhdojmë të punojmë intensivisht dhe kjo u vu re edhe në përballjen me Bayern-in. Tani duhet të shohim përpara dhe të jemi të përqëndruar vetëm tek fusha e blertë. Luajmë ndaj një skuadre që ka shkruar historinë dhe kjo duhet të na motivojë për të bërë akoma më mirë.”