Rekordet e Cristiano Ronaldos pas golave në fitoren e Real Madrid ndaj Juventus

Sport

ronaldo rekord
Cristiano Ronaldo ka bërë të heshtin të gjithë skeptikët që mendonin se mosha nuk do ta lejonte të luante më në nivele të larta. Portugezi vazhdon të shënojë rregullisht në kompeticionin më elitar për klube në Evropë, Champions League, dhe thyen rekorde të njëpasnjëshme në arenën europiane. Nëse CR7 do të ishte një klub futbolli, atëherë do të renditej në vendin e 10 sa i përket golave të shenuar në kompeticionin në fjalë. Me golat e realizuar ndaj Juventus, ai bëhet lojtari i parë në histori që shënon në 10 takime radhazi të Champions League.

cr7

Gjithashtu, portugezi në karrierën e tij , tashmë numëron 22 gola në 19 ndeshje të luajtura në fazën çerekfinale, më shumë se sa ka shënuar Juventus në të gjithë historinë e saj në këtë raund. Ronaldo është përballur 6 herë me bardhezinjtë nga Torino, dhe ja ka dalë mbanë të shënojë në të gjitha këto takime, duke numëruar një total prej 9 golash. Asnjë futbollist nuk ka statistika të tilla ndaj një kundërshtari të vetëm në Champions League.  Në këtë mënyrë, Cristiano i shkaktoi Juventus humbjen e parë në shtëpi në këtë kompeticion që nga viti 2013 dhe mbetet në krye të listës së golashënuesve edhe për këtë sezon.