Rusia shpërblen hajmalinë e saj, gazetarit peruan i dhurohet një fanellë e dedikuar

Sport

rus
Rusia nuk kishte shumë shanse për t’u kualifikuar përballë Spanjës, dhe madje të paktë ishin ata që besonin realisht te kjo Rusi në këtë botëror. Por skuadra e trajnerit Stanislav Cherchesov e ka një hajmali dhe ai quhet Lorenso De Chosika. Gazetari peruan i cili po vazhdon ta ndjekë në terren këtë botëror pavarësisht eliminimit të Perusë, e ka deklaruar prej kohësh simpatinë dhe besimin se Rusia do t’ia dilte. Për këtë në fakt, trajneri Cherchesov i dhuroi atij një fanellë të dedikuar dhe të firmosur nga të gjithë lojtarët që mundën të mposhtin Spanjën me njëmbëdhjetëmetërsha.

rusi peru

“Lorenzo kjo është fitorja jote, jo e imja, të gjithë e patë këtë apo jo?! Ai e tha kohë më parë që ne do të fitonim” – tha trajneri ndërsa mirëpriti në panel të konferencës për shtyp gazetarin shtatshkurtër Chosika. “Aktualisht nuk kam shumë zë, pasi kam bërtitur me të madhe për Rusinë dhe bashkë me gazetarët rusë kemi shkruar shumë për këtë botëror. Të gjithë thonin se ata do t’i humbisnin të gjitha ndeshjet ose me gjasa do të fitonin vetëm një, por ja që ia dolën të fitonin kundër Spanjës” – tha gazetari Chosika tejet i emocionuar nga gjesti i trajnerit rus. Pas këtij momenti si peruani, po ashtu edhe trajneri i përfaqësueses ruse theksuan se gjithçka ishte për meritë e kapitenit Akenfeev, i cili u tregua i jashtëzakonshëm në mbrojtjen e penalltive.