Skenderbeun, shorti e vë përballë D.Zagrebit

Sport

image341
Shorti i hedhur sot në Nion dhe i transmetuar “live” në Tring Sport, ka caktuar kundërshtarin për Skënderbeun në fazën e “play-off”. Do të jenë kroatët e Dinamos së Zagrebit që do të përballen me kampionët e Shqipërisë. Short që u jep shpresë korçarëve, duke parë që rrezikonin kundërshtarë më të fortë si Bazeli apo Selltiku. Ndonëse mund të kishte edhe më të lehtë si Apoeli apo Bate Borisov. Ndeshja e parë do të luhet më 19 gusht në “Elbasan Arena” dhe do të transmetohet nga Tring Sport, ashtu si edhe kthimi më 25 gusht.
Po kush është kundërshtarja e Skënderbeut. Dinamo e Zagrebit e ka pjesëmarrjen e 6 në “play-off”. Por ka 2 vite që nuk merr pjesë në grupet e Champions League. Hera e fundit ishte në 2013, ku arriti të hyjë deri në fazën e grupeve, me Dinamon Paris SG dhe Porton. Ndërkohë që një vit përpara, në 2012 ishte po ashtu në grupe, me Ajaksin, Real Madrid dhe Lionin. Gjithmonë ka mbërritur e fundit në renditjen e grupit. Sidoqoftë ka arritur të luajë 92 ndeshje në kompeticionin më pretigjoz europian, ku ka 28 fitore, 17 barazime dhe 37 humbje.