Tedesco sheh Porton favorite, por beson në një rezultat pozitiv

Sport

tedesco
“Porto është dukshëm skuadra favorite e grupit tonë. Vetë ekipi i tyre e dëshmon këtë dhe janë gjithmonë pjesë e Champions League-ës. Kjo
ndoshta të tregon gjithçka duhet të dish rreth tyre. Po shikojmë përpara për të arritur diçka në këtë ndeshje. Situata aktuale për në nuk është aspak e mirë, por çdo ndeshje është ndryshe. Po përpiqemi t’i analizojmë gjërat në mënyrë objektive, të pranojmë situatën në të cilën ndodhemi dhe të rikthehemi të fortë si më para. Këtë duhet ta bëjmë hap pas hapi. Ata janë vërtet kompaktë, janë të ngjashëm me Atletico Madrid-in. Kanë dy sulmues shumë të fortë dhe mjaft të rrezikshëm kur janë brenda zonës. Kemi pikasur 2 apo 3 pika të dobëta tek formacioni i tyre. Kur luan në të atillë mënyrë siç bën Porto, duhet të paguash një çmim. Ne do t’i shfrytëzojmë këto dhe nuk dua t’i tregoj se për çfarë bëhet fjalë. Do të jetë një festë e vërtetë për Schalke-n dhe jam i lumtur që do të jem pjesë e saj. Sigurisht që rezultatet e fundit na kanë mërzitur dhe nervozuar shumë, por Champions League-a është një kompeticion tjetër. Të gjithë fillojnë në të njëjtën pikë dhe ne e kemi merituar të jemi këtu falë përformancave të sezonit të kaluar.”