Tenis, Nadal pensionon Ferrer, fitore edhe për Serena Williams

Sport

nadal ferrer
Rafael Nadal e ka patur më të lehtë se sa pritej përballë David Ferrer në raundin e parë të “US Open”. Kjo, për shkak se bashkëkombasi i tij u tërhoq nga ndeshja, që po fitohej nga Nadal 1-0 me sete. Ferrer në fund të sfidës i dha lamtumriën edhe tenisit të luajtur, duke zyrtarizuar kështu tërheqjen e tij.
Ka përfituar nga tërheqja e kundërshtarit edhe Denis Shapovalov, kur rezultati ishte 1-1 me sete. 19-vjeçari fitoi setin e parë 7-5, ndërsa bashkëkombasi i tij Auger-Aliassime iu përgjigj në të dytin më të njëjtin rezultat, përpara se të tërhiqej për shkak dëmtimi. Ndeshja më e bukur e raundit të parë mbetet gjithësesi sfida mes Grigor Dimitrov dhe Stan Wawrinkas, me këtë të fundit që triumfoi bindshëm 3-0 me sete. Tenisti zvicerian, i cili aktualisht renditet në vendin e 101 në “ATP”, dominoi krejtësisht mbi bullgarin, që nga ana tjetër shfaqi probleme të dukshme fizike.

ser ww
Kaluan më tej edhe Kevin Anderson e John Isner, ndërsa Andy Murray mposhti 3-1 me përmbysje australianin James Duckëorth, në një sfidë që britaniku e përjetoi jo pak emocionalisht.  Tek femrat, surprizat kanë filluar që në raundin e parë, teksa numri 1 i botës, Simona Halep është eleminuar 2-0 me sete nga tenistja estoneze, Kaia Kanepi. Halep nuk i ka rezistuar dot lodhjes së kompeticioneve të mëparshme dhe është dorëzuar përballë Kanepit, që shënoi një fitore historike për karrierën e saj. Ndërsa Serena Williams mundi 2-0 polaken Linette, në një ndeshje që nuk zgjati më shumë se 1 orë e 11 minuta lojë.