Tërheqja e Ozil nga Gjermania kthehet në luftë mediatike

Sport

mesuti
Mesut Ozil shpjegonte qartë në letrat e tij situatën dhe arsyet e largimit nga kombëtarja gjermane, ku kishte dhe akuza të forta për racizëm. Kjo duket se ka bërë të shpërthejë një luftë e madhe mediatike ndaj lojtarit të Arsenal.  Presidenti i Bayern Munchen, Uli Hoeness sulmoi futbollistin se kërkon që performancat e dobëta prej disa vitesh t’i mbulojë me atë çfarë ndodhi ndaj tij, pas fotos me presidentin turk. Sipas Hoeness, Ozil nuk meritonte as të ishte pjesë e Gjermanisë, pasi që nga 2014, është nga lojtarët më të dobët që ka parë në vitet e fundit.  Këtyre komenteve nuk ka vonuar t’u kthejë përgjigje agjenti i lojtarit, Erkut Sogut, i cili i sheh komentet e numrit 1 të Bayern Munchen si të pakuptimta.

ozil ergogan

Këto fjalë të Hoeness sipas agjentit të Ozil janë me tendencën për të shkëputur vëmendjen nga fakti se në futbollin gjerman ka racizëm, e që kjo nis që nga drejtuesi më i lartë i federatës gjermane të futbollit. Sa i përket nivelit të lojtarit, ai fton Hoeness të pyesë trajnerë si Arsene Wenger, Joachim Low dhe Jose Mourinho, të cilët bëjnë pjesë në elitën e profesionit të tyre e që e kanë konsideruar lojtarin si ndër më të mirët në botë për pozicionin e tij. Ndërkohë tërheqja e Ozil nga Gjermania ka filluar të marrë edhe ngjyra politike, me presidentin turk Erdogan që ka përshëndetur vendimin e lojtarit për t’u larguar nga “panzerat”. Ndërsa në Gjermani, kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Steinmeier do të diskutojnë akuzat e racizmit më të gjitha emrat e përfshirë në këtë histori.