Trajneri dhe sulmuesi i Romës flasin për ndeshjen!

Sport

roma port
Di Francesco, trajner i Romës: Po kalojmë një periudhë të vështirë. Derbi na ka dëmtuar moralisht, por kjo ndeshje është disi për jetë a vdekje. Në këtë sfidë vendimtare për mendimin tim do të jetë faza mbrojtëse. Kemi një gol diferencë që ne duhet ta mbrojmë deri në fund. E ardhmja ime? Duhet ta theksoj, përtej fjalëve që thuhen lart e poshtë, sot luan Roma, jo unë. Nuk duhet ta harrojmë këtë pjesë. E rëndësishme për mua është vazhdimësia, skuadra dhe djemt e mi jo e ardhmja ime. Për mua nuk vlen çështja e ripërtëritjes së kontratës, por kualifikimi më tej i Romës. Formacioni?! Djemtë s’mund ta kuptojnë gjatë stërvitjeve se do jenë në formacion, por ata e dinë që duhet të jenë gati për të luajtur. Për emra nuk do të them asnjë. Do ta lë për momentin e fundit sepse dua t’i shoh në fytyrë lojtarët e mi e më pas të vendos me vetëdije për atë që do të pres prej tyre në fushë. Zgjedhja do të diktohet në bazë të shumë faktorëve. Eshtë me rëndësi që kushdo që të luajë të luajë me mendje të kthjellët dhe me fokusimin e duhur për të treguar se si është Roma e vërtetë.

diegoperotti cropped n8m1717phv5h15qn8lvreal02

Diego Perotti, sulmues i Romës: Kam kujtime të mira nga Champions League, por kjo e sotmja do jetë ndeshje ndryshe. Ka për të qenë e vështirë, por ne duam që t’i ndreqim gjërat nga ajo çka ngjau të shtunën, duam të tregojmë se e meritojmë të arrijmë çerek-finalet. Sigurisht kemi një avantazh të ndjeshëm nga ndeshja e parë, por këtë duhet ta bëjmë të vlejë në fushë. E dime që nëse do të arrijmë të shënojmë kjo do t’ua bëjë gjërat edhe më të vështira atyre. Kështuqë do të provojmë.