Trajneri i Dyn Kyiv: ” Ata varen vetëm nga Messi”!

Sport

Mircea Lucescu, trajneri i Dyn.Kyiv:

“Koeman është një nga ata që gjithmonë i del përballë vështirësive. Ata kanë shumë talente në skuadrën e tyre, por duhet të zgjidhin disa gjëra sa i përket shpejtësisë dhe lojës tradicionale që zhvillon klubi i tyre. Tani për tani, çdo gjë e tyre varet nga Messi, pavarësisht se Barcelona duket në formë të shkëlqyer në Europë.
Messi bën gjëra të jashtëzakonshme në fushën e lojës. Ai mendon për skuadrën dhe jo për veten.
Në krahasim me të kaluarën, ai tani lufton më shumë për topin dhe pason akoma më shumë për shokët e ekipit.“

Carlos de Pena, sulmues i Dyn.Kyiv:

“Është një ndeshje shumë e vështirë për ne, pasi luajmë ndaj një kundërshtari me cilësi të jashtëzakonshme, e për më tepër kemi disa mungesa të rëndësishme.
Fatmirësisht për ne, kemi lojtarë mjaft të talentuar dhe të gjithë kërkojnë të zbresin në fushë dhe të japin maksimumin e tyre.
Është e rëndësishme që të zbresim të qetë në fushë dhe të kalojmë presionin tek kundërshtari. Ne ndërkohë do të përpiqemi të shfrytëzojmë shanset tona.”