UEFA jep lajmin e shumëpritur për Superkupën!

Sport

Nga 24 Shtatori i këtij viti fillon Superkupa Europiane dhe UEFA konfirmoi se ndeshjet do të luhen me tifozë!Normalisht që numri i spektatorëve do të jetë I reduktuar, vetëm 30% të kapacitetit të stadiumit. Ky vendim u mor nga komiteti I UEFA-s në 9 Korrik 2020.Aleksander Ceferin është shprehur se pavarësisht përpjekjeve që futbolli ti përshtatej situatës, pa tifoz ai është i vdekur!

Ndaj u mor vendimi që tifozët të jenë në stadium, por këtë herë duke u përmbajtur rregullave të sigurisë ndaj Covid-19. “Ne kurrësesi nuk do ndërmarrim rrisqe që cënojnë sigurinë e njerëzve” – u shpreh ai.