“Unë kam shumë besim tek lojtarët e mi, se ata do të zhvillojnë një performancë të shkëlqyer sonte.”; Luis Castro, trajneri I Shakhtarit

Sport

“Ndodhemi në një grup të komplikuar, me skuadra si Real Madrid dhe Interi. Mirëpo, pavarësisht kësaj, unë kam shumë besim tek lojtarët e mi, se ata do të zhvillojnë një performancë të shkëlqyer sonte. Do jetë një ndeshje e madhe ndaj një kundërshtari të vështirë sikurse është Borussia Monchengladbach. Ata do jenë të rrëzikshëm në zonën tonë. Borussia në fundjavë ka mposhtur një skuadër mjaft të organizuar në kampionat, sikurse është Leipzig. Pres që përballë të kemi një skuadër shumë të fortë dhe të rreshtuar mjaft mirë. Megjithatë, këtë kundërshtar e kemi studiuar ashtu si duhet dhe jemi gati të zbresim në fushë e të bëjmë detyrën tonë”.