Zidane bën ndryshme të mëdha në formacion e Real Madridit (Foto)

Sport

pppp

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, pritet të bëjë ndryshime të mëdha në formacion për ndeshjen ndaj Espanjolit

Real Madridin e presin ndeshje të vështira, pas takimit me Espanjolin, ku përballë do të ketë Villarrealin, Las Palmas dhe Dortmundin.

Për këtë, trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane pritet të bëj ndryshime të mëdha në formacion për ndeshjen.

Francezi pritet te pushoje disa nga yjet, derisa do t’ua jep rastin lojtarëve që kanë luajtur më pak.

James, Morata, Isco, Pepe, Asensio, Kovacic, Vazquez dhe Danilo – që të gjithë kanë shansin të startojnë nesër ndaj Espanjolit.