Zidane do të zëvendësojë Mourinhon tek Manchester United

Sport

zine

Zinedine Zidane dëshiron të drejtojë Manchester United. Spekulimet se francezi do të marrë drejtimin e “djajve të kuq” sa vijnë e shtohen, ndërsa në vendlindjen e tij, “L’Equipe” e bën thuajse të sigurt se ai do të jetë njeriu që do të zëvendësojë Jose Mourinhon.  Marrëdhëniet e acaruara të portugezit me drejtuesit e Manchester United, të cilat janë tensionuara akoma më shumë për shkak të pakënaqësive të Mourinhos për merkato ne kësaj vere, bëjnë që këto aludime të besohen akoma më shumë.

mourinho

“L’Equipe” zbulon se Zidane ka refuzuar së fundmi një ofertë nga Katari me shifra të majme, për të drejtuar kombëtaren e këtij vendi, e kjo sipas të përditëshmes franceze, shtyn akoma më shumë 46-vjeçarin drejt një kalimi në “Old Trafford”. Ish-trajneri i Real Madrid aktualisht është me pushime, por thuhet se ai është i pari në listën e drejtuesve të United për të ardhmen, me Mourinhon që mund të shkarkohet në rast se nuk vijnë rezultatet e pritura përgjatë këtij sezoni. Një rol të madh në këtë lëvizje mund të luajë edhe dëshira e vetë Zidane, që sheh te United mundësinë më të mirë për të vazhduar karrierën në stol tek një tjetër skuadër legjendare të futbollit evropian.