Bllacë

Video

bllkace

1 tufë pazi
1 tufë lëpjetë
1 tufë nen
1 tufë spinaq
1 tufë labot
1 tufë qumështore
1 tufë nenexhik
1 tufë majdanoz
1 tufë koper
2 qepë të njoma
4 vezë
300 ml qumësht
200 gr miell misri
100 gr djathë
Vaj ulliri

250 gr miell
Ujë
Kripë

Presim të gjitha jeshilliqet, I shtypim me kripë. Rrahim vezët, shtojmë qumështin, miellin, djathin barishtet, pak kripë, piper dhe vaj ulliri. Hapim petet dhe I shtrojmë në tavë, hedhim mbushjen, një vezë të rrahur dhe pak vaj ulliri. E pjekim në furrë me 180 grade per 40 minuta.